Kuqezinjtë e pafat, pjesa e parë mbyllet me golin vendas pas një gabimi në mbrojtje

Futboll

Kuqezinjtë e pafat, pjesa e parë mbyllet me golin vendas pas një gabimi në mbrojtje

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 21:49
Kuqezinjtë e pafat, pjesa e parë mbyllet me golin vendas pas një gabimi në mbrojtje

Përfaqësuesja U21 e Shqipërisë luan sot ndaj Anglisë ndeshjen e saj të parafundit të eliminatoreve të Europanit.

Një transfertë shumë e komplikuar ndaj superfuqisë në grupin ku bëjnë pjesë kuqezinjtë, ku gjërat nuk kanë shkuar deri tani ashtu siç shpresohej.

Shqipëria e nisi edicionin me pretendime të mëdha por është tani jashtë garës për dy vendet e para që garantonin kualifikimin dhe rrezikon të mbetet e parafundit nëse nuk siguron pikë të tjera përveç atyre 9 që ka siguruar në 8 ndeshjet e luajtura deri tani.

Përballë anglezëve, trajneri Alban Bushi ka vendosur t’u besojë shumë elementëve të Superiores, duke filluar nga Puja në portë, Makru e Selmani në mbrojtje, si dhe Rrapaj dhe Ismajlgeci në mesfushë, ndërsa aktivizohen edhe elementë të tjerë të dalë nga kampionati ynë si Çelhaka e Muçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat