Lirim Kastrati dhe Ihor Charatin do të largohen nga klubi polak

Futboll

Lirim Kastrati dhe Ihor Charatin do të largohen nga klubi polak

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 15:22
Lirim Kastrati dhe Ihor Charatin do të largohen nga klubi polak

Te Legia e Varshavës nuk llogarisin më në shërbimet e sulmuesit të krahut, Lirim Kastrati, kanë shkruar mediumet polake të mërkurën.

Në fakt, Kastrati do të largohet nga Legia këtë verë për shkak se nuk bën pjesë në planet e klubit dhe këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv, Jacek Zielinski.

Edhe pse iu bashkua me bujë të madhe ekipi nga Polonia, Kastrati ka zhgënjyer me paraqitjet e tij.

“Lirim Kastrati dhe Ihor Charatin do të largohen nga klubi. Ata do të qëndrojnë te Legia vetëm nëse nuk gjejnë klub të ri për ta vazhduar karrierën”, ka thënë Zielinski.

Kastrati 23-vjeçar u transferua te Legia verën e shkuar nga Dinamo Zagrebi për 1.3 milionë euro dhe firmosi kontratë deri në vitin 2025.

Në sezonin e tij të parë te Legia, Kastrati ka regjistruar vetëm 15 paraqitje në kampionat ku nuk ka kontribuar as me gol e as me asistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat