Trajneri i ri i Craivoas nuk trembet nga Vllaznia

Futboll

Trajneri i ri i Craivoas nuk trembet nga Vllaznia

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 18:06
Trajneri i ri i Craivoas nuk trembet nga Vllaznia

Trajneri i ri i Craiovas, Laszlo Balint, ka folur sa i përket ndeshjes së Conference League me Vllazninë.

Shorti do t’i rezervonte shkodranët, teksa shfaqet siguria për të kaluar më tej në turin e tretë të Conference League.

Megjithatë Balint i bënë thirrje skuadrës që të ketë vëmendjen maksimale dhe të jenë të përgatitur për çdo gjë.

“Vllaznia duket si rival i kalueshëm në pamje të parë. Mos të harrojmë veçorinë e futbollit shqiptar, shumë agresiv. Duhet të jemi të përgatitur në çdo mënyrë. Përvoja me Lacin ishte e pakëndshme për futbollin rumun në përgjithësi.

Por duhet të shohim të tashmen dhe të arrijmë qëllimet tona. Duhet të marrim seriozisht çdo detaj se futbolli nuk parashikohet”, tha Laszlo Balint.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat