Skuadra shqiptare largon 10 futbollistë

Futboll

Skuadra shqiptare largon 10 futbollistë

Nga: K. G. Më: 15 qershor 2022 Në ora: 22:43
Skuadra shqiptare largon 10 futbollistë

Skuadra shqiptare Voska Sport e Ohrid, nuk e realizoi qëllimin që të ngritët në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, e cila në ndeshjen e play-off-it nuk ia doli në përballje me Tikveshi.

Në faqen e klubit shqiptar bëhet e ditur se janë larguar dhjetë futbollistë.

“Futbollistët që ishin pjesë e skuadrës sonë, si: Emir Aliu, Hristijan Grozdanoski, Mihajlo Jakimoski, Riste Ilijoski, Altin Lloga, Armend Alimi, Bogdan Velinovski, Darko Razmoski, Goran Trajkoski dhe Igor Panoski,  nuk do i mbrojnë në vazhdim ngjyrat e klubit të FC Voska Sport. 

Klubi me lojtarët e apostrofuar nuk ka vazhduar bashkëpunimin, ashtu që ata janë të lirë për të kërkuar një mjedis të ri.

Klubi i falënderon për kontributin e dhënë, duke ju dëshiruar shëndet e suksese në karrierë”, njofton FC Voska Sport..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat