Kështu duket stadiumi në Gjilan! Agim Ademi: E lus ministrinë që të veprojë sa më shpejtë

Futboll

Kështu duket stadiumi në Gjilan! Agim Ademi: E lus ministrinë që të veprojë sa më shpejtë

Nga: K. G. Më: 19 qershor 2022 Në ora: 18:16
Kështu duket stadiumi në Gjilan! Agim Ademi: E lus ministrinë që të veprojë sa më shpejtë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, vizitoi stadiumin në Gjilan.

Ademi ka edhe një kërkesë për ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku. 

“Sot isha për vizitë edhe në stadiumet e Gjilanit, në fushën me bari sintetik të ndërtuar nga federata dhe në Stadiumin e Qytetit, ku takova mirëmbajtësinë e fushës dhe punëtorin e madh, Avdullah Syla (Dulla), e ku nga afër e pashë gjendjen e fushave. 

Image

Edhe një herë kërkoj dhe e lus ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku që të veprojë sa më shpejtë, në mënyrë që të përfundojnë projektet e ndërprera të stadiumeve në Gjilan dhe në Pejë, por edhe në stadiumet e tjera, të cilat janë në punim e sipër, e sidomos stadiumi olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, pasi është bërë goxha kohë që kanë filluar punimet. 

Po ashtu, u sugjeroj klubeve përkatëse që veprojnë në këto stadiume që të kërkojnë nga komunat ku e zhvillojnë aktivitetin që t’u jepen stadiumet në shfrytëzim në afat të gjatë prej 99 vjetësh (siç u veprua në Komunën e Prishtinës, që iu nda toka festivalit ‘Sunny Hill’ për 99 vjet). 

Image

Konsideroj se kjo është një metodë me të cilën duhet të veprohet edhe për stadiumet e futbollit dhe jam i lumtur që ky ligj ka filluar të të zbatohet në praktikë nga Kuvendet Komunale, pasi kjo na jep mundësi neve si FFK që të investojmë me fondet e UEFA-s dhe FIFA-s në këto stadiume. 

Për të investuar me këto fonde minimumi duhet që klubeve t’u jepen në shfrytëzim stadiumet nga 45 vjet. Andaj, apeli im për të gjitha klubet dhe organizatat e futbollit është që kur kërkojnë tokë nga komunat me destinacion fushat e futbollit, kërkesën në asambletë komunale ta bëjnë për 99 vite shfrytëzim.

Po ashtu, kërkoj nga klubet dhe regjionet që të bëjnë mirëmbajtjen e objekteve dhe stadiumeve, e sidomos fushave të lojës, me përkushtim dhe me kujdes maksimal.

Gjithashtu, shumë shpejt do të riorganizohet Regjioni i Gjilanit për t’u bërë sa më funksional”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat