Ish futbollisti humb jetën tragjikisht 

Futboll

Ish futbollisti humb jetën tragjikisht 

Nga: K.G. Më: 25 qershor 2022 Në ora: 12:50
Ilustrim

Ish-futbollisti Rasim Hutov, i cili drejtonte automjetin, ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur të premten në Moskë.

Ish trajneri i kombëtares së të rinjve të Dagestanit në mundjen e lirë, Arslanbek Aliyev, ka ndihmuar që të nxirren viktimat e aksidentit në të cilin një makinë Mercedes u përplas me murin e një shtëpie në qendër të kryeqytetit.

Të lënduarit janë dërguar në spital. 

Ngasësi me personin përpara në makinë vdesin.

Hutov ishte 40 vjeç dhe u tërhoq nga futbolli në vitin 2010. Ai ka luajtur si mesfushor dhe sulmues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat