Jo vetëm Lukaku, Interi do t’i prezantojë edhe tri super transferime të tjera

Futboll

Jo vetëm Lukaku, Interi do t’i prezantojë edhe tri super transferime të tjera

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 23:48
Jo vetëm Lukaku, Interi do t’i prezantojë edhe tri super transferime të tjera

Interi është tejet i zënë në këtë afat kalimtar, derisa tashmë kanë afruar Andre Onanan, Henkrih Mkihtaryan, ndërsa Romelu Lukaku në javën e ardhshme i kompleton testet mjekësore, raporton Gianluca di Marizio.

Sulmuesi belg u largua nga Nerazzurët në verën e kaluar, duke u rikthyer te Chelsea në shifrën rekorde për blutë, 115 milionë euro.

Por, Thomas Tuchel nuk e shihte në ekipin e tij, andaj skuadra londineze po e huazuan Lukakun te Interi për tetë milionë euro, plus dy milionë bonuse.

Mirëpo, Big Rom nuk do të jetë transferimi i vetëm i klubit italian, pasi edhe dy prurje të tjera do të bëhen.

Kristjan Assllani do të kalojë nga Empoli te nënkampioni i Italisë dhe testet mjekësore do të realizohen në javën që po vije.

Një tjetër transferim është edhe Raoul Bellanona, një mbrojtës i djathtë, që ka arritur marrëveshje verbale me klubin.

Ende nuk dihet nëse Interi do të realizojë transferimin e Paulo Dybalas, por që janë favoritë në këtë garë, pasi rivalizohen nga Milani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat