Agim Ademi: Gazeta “Bota sot” më prestigjiozja dhe sinonim i demokracisë

Futboll

Agim Ademi: Gazeta “Bota sot” më prestigjiozja dhe sinonim i demokracisë

Nga: Kemajl Goca Më: 26 qershor 2022 Në ora: 11:11
Agim Ademi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, tha se gazeta “Bota sot” është zëri i fuqishëm i sportit dhe në përgjithësi.

Ademi uron 27 vjetorin e gazetës, duke thënë se sinonim i demokracisë. 

“Gazeta ‘Bota sot’ është prej më prestigjioze për shqiptarët, sidomos në Kosovë, është sinonim i demokracisë, mediave demokratike dhe e shprehjes së lirë. Ademi tha se “Bota sot” i jep hapësirë gjeneratave dhe përkrah fuqishëm futbollin në përgjithësi sportin.  

Sa i përket redaksisë më së miri dhe më së shumti e ka përcjellur sportin në të gjitha dimensionet, një redaksi multifunksionale, në këtë rast futbollin e kanë përcjellur në të gjitha kategoritë, sidomos kategoritë e reja, në veçanti ka qenë një ndër gazetat më të mira dhe pothuajse një ndër të paktat gazeta që iu kanë dhënë hapësirë pikërisht rinisë dhe pjesës së më të vlefshme të kombit dhe sportit tonë. 

Prandaj, duke iu falënderuar të gjithë gazetarët me radhë të Botës sot, që nga themelimi e deri me tash, ju uroj 27 vjetorin e themelimit dhe i falënderoj shumë për një përkrahje të drejtë, reale dhe shumë profesionale, me sportin tonë të dashur dhe më të popullarizuar në botë, futbollin. 

Urime dhe uroj që të vazhdojë me juve Kemajl Goca dhe shumë të tjerë gazetarë, t’i trajnoni edhe ju vet si gjeneratë pas juve. Urime të gjithë juve”, uron Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat