Agjenti i Di Marias tregon nëse lojtari po transferohet te Juventusi

Futboll

Agjenti i Di Marias tregon nëse lojtari po transferohet te Juventusi

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 14:42
Angel Di Maria

Agjenti i Angel Di Marias ka konfirmuar se janë duke u diskutuar për detajet përfundimtare të kontratës me Juventusin.

Argjentinasi kishte hezituar për javë të tëra përpara se të merrte një vendim për të ardhmen e tij, pasi u largua nga Paris Saint-Germain si lojtar i lirë.

Ai po shqyrtonte si propozimin nga “Bianconerët” ashtu edhe atë nga Barcelona, me synimin për t'u rikthyer në Amerikën e Jugut pas Kupës së Botës 2022.

“Ne po flasim për detajet përfundimtare dhe po presim që Juventus të japë OK për disa gjëra”, citohet të ketë thënë agjenti i Di Marias për gazetën “La Stampa”.

Ai pritet të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare me vlerë 7 milionë euro në sezon plus bonuse, megjithëse mund të ketë edhe një opsion për një vit të dytë.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, oferta fillestare ishte 7 milionë euro në sezon duke përfshirë shtesa, por agjenti Lisandro Pirosanto kërkoi më shumë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat