Haris Isufi shkëlqen në Tiranë, bie në sy edhe të skuadrës italiane

Futboll

Haris Isufi shkëlqen në Tiranë, bie në sy edhe të skuadrës italiane

Nga: Kemajl Goca Më: 29 qershor 2022 Në ora: 15:44
Sheremet Isufi e Haris Isufi

Futbollist i talentuar, Haris Isufi, po shkëlqen me lojëra të mira. 

Harisi është djali i ish futbollistit të mirënjohur Sheremet Isufi, aktualisht trajner.

Në turneun e futbollit që u zhvillua në Tiranë, Harisi shkëlqeu duke shënuar 10 gola, sulmues që lakmohej nga të gjitha ekipet pjesëmarrëse.   

Ai tregoi angazhim të pashoq dhe me një teknik të përsosur duke shënuar 10 gola, secilin më i bukur se tjetri.

Është anëtar i klubit të të rinjve Trepçës së Mitrovicës. 

15 - vjeçari ishte si lokomotivë në turneun në Tiranë që e organizua nga ekipi Perugia e Italisë. 

Harisi për katër ndeshje shënoi 10 gol apo mesataren e ka 2.5 për ndeshje.

Në finalen ishin të pafat duke pësuar humbje. 

Megjithatë Harisi shpallet  golashënuesi ma i mirë i turneut U-15. 

Loja e tij e mirë iu ka ra ne sy drejtuesve të skuadrës së Perugia.

Talenti mitrovicas është si “vrasës” para portës së rivalit. 

Me punën që po e bën do t’ia kalojë edhe babait të tij, Sheremet Isufit, shënuesi më efikas i klubit të futbollit Prishtina në 23 vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat