Sa e rëndësishme është kjo ndeshje për Partizanin?       

Futboll

Sa e rëndësishme është kjo ndeshje për Partizanin?       

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 18:55
Mehmeti

Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti foli në konferencë para ndeshjes në transfertë ndaj Saburtalos, takim i vlefshëm për raundin e parë kualifikues në Conference League.

Mehmeti theksoi se shanset për kualifikim janë 50 me 50 ndërsa shtoi se pika më e fortë e kundërshtarëve është loja me topin dhe lojtarët e shpejtë në organikë.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme jo vetëm për Partizanin, por edhe për Saburtalon.

Ne kemi objektiva të qarta sepse e dimë çfarë skuadre jemi dhe traditën që kemi. Kemi shumë tifozë dhe duam t’i bëjmë të lumtur ata me një performancë të mirë si dhe duke shpresuar kualifikimin.

Do të jetë një duel shumë i vështirë dhe mendoj se kualifikimi është 50 me 50. Saburtalo është ekip i fortë dhe me futbollistë të rinj. Megjithatë ata sillen si futbollistë me eksperiencë në fushë. Tani janë në kampionat dhe kanë ritëm. Ky mund të jetë një problem për ne. Por kemi punuar këto javë që edhe ne të fitojmë ritmin sepse është i rëndësishëm”, tha Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat