Media malazeze i jep jehonë Kosovës: Grupe tifozësh po mbërrijnë nga të gjitha anët...

Futboll

Media malazeze i jep jehonë Kosovës: Grupe tifozësh po mbërrijnë nga të gjitha anët...

Nga: Kemajl Goca Më: 13 korrik 2022 Në ora: 12:53
Stadiumi "Fadil Viokrri"

Media malazeze “Vijesti” i jep jehonë Kosovës para ndeshjes Llapi - Buduçnosti i Podgoricës, në kuadër të ndeshjes së kthimit të Conference League në futboll.   

“Stadiumi i mbushur plot e pret Buduçnostin në Prishtinë, grupe tifozësh po mbërrijnë nga të gjitha anët e Kosovës”, është titulli i “Vijestit”.

“Ardhja në ndeshje është paralajmëruar nga grupe të shumta tifozësh nga Kosova, të cilët iu përgjigjën thirrjes së Llapit për ta ndihmuar skuadrën në ndeshjen e kthimit, pasi “Varvari” në Podgoricë shpërndanë një pankartë fyese kundër, siç deklaruan nga klubi i Kosovës – gjithë kombit shqiptar”, shkruan me tej.

“Futbollistët e Buduçnostit nesër në ora 20:00 në një atmosferë të zjarrtë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të mbrojnë epërsinë dy gola (2:0) nga ndeshja e parë kundër Llapit - siç raportojnë mediat e Kosovës, pritet që atje të jenë 11,000 tifozë”, shkruan media malazeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat