Embolo firmos me klubin francez për 4 sezone

Futboll

Embolo firmos me klubin francez për 4 sezone

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 13:29
Embolo firmos me klubin francez për 4 sezone

Siç konfirmohet nga klubi, Monaco ka nënshkruar me sulmuesin e Borussia Mönchengladbach, Breel Embolo.

25-vjeçari zviceran bëhet nënshkrimi i dytë i madh i klubit të Monacos gjatë kësaj merkato, pasi Takumi Minamino mbërriti nga Liverpooli në fillim të këtij muaji.

Embolo ka firmosur për 4 vite me klubin e principatës dhe sipas raportimeve lojtari i ka kushtuar skuadrës së Ligue 1 rreth 12.5 milionë euro.

Pas firmosjes së kontratës, sulmuesi tha: “Jam shumë i lumtur që i bashkohem AS Monaco dhe jam pjesë e këtij projekti të mrekullueshëm. Falënderoj drejtuesit që më dhanë mundësinë t’i bashkohem një klubi kaq të madh. Dua të integrohem sa më shpejt dhe të sjell cilësitë e mia në skuadër. Mezi pres të zbuloj mjedisin tim të ri në Ligue 1, një ligë, niveli i së cilës po përmirësohet vazhdimisht.”

Në moshën vetëm 25-vjeçare, Embolo ka bërë tashmë mbi 50 paraqitje për kombëtaren zvicerane, duke shënuar nëntë gola. Ai bëri 29 paraqitje në Bundesligë sezonin e kaluar, duke shënuar në nëntë raste me gjashtë me gjashtë gola që i realizoi në tetë ndeshjet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat