Guardiola flet për dashurinë ndaj Cityt, shpjegon arsyen pse është në sezonin e shtatë me klubin

Futboll

Guardiola flet për dashurinë ndaj Cityt, shpjegon arsyen pse është në sezonin e shtatë me klubin

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Pep Guardiola ka folur për dashurinë e tij për Manchester Cityn, si dhe ka treguar arsyen se pse është ende pjesë e klubit në sezonin e shtatë me radhë.

Guardiola mori drejtimin e Cityt në verën e vitit 2016, dhe në gjashtë sezonet e tij të plota në krye të klubit, ai ka fituar 11 trofe, duke përfshirë katër tituj të Premier Ligës në pesë vitet e fundit.

Titulli i fundit i Premier Ligës u fitua në muajin maj pas një fitoreje dramatike 3:2 në ditën e fundit ndaj Aston Villas.

Ka qenë një periudhë e lavdishme në historinë e Cityt, dhe në një intervistë të Guardiolas, ai thotë se është ndjerë i në shtëpi në Manchester që kur mbërriti për herë të parë dhe beson që mbështetja që e ka marrë nga tifozët e Cityt është arsyeja pse ai është ende këtu.

“Unë kam qenë që nga dita e parë, tepër komod, për të gjitha departamentet në klub dhe për hierarkinë, natyrisht, por veçanërisht duke punuar me këta lojtarë. Çfarë mund të them për njerëzit në rrugë, në stadium, si kujdesen për mua dhe familjen time. Kjo është arsyeja pse unë jam në sezonin e shtatë këtu. Nuk e prisja kur mbërritëm”, tha Guardiola.

“Është sepse jam rehat dhe më e rëndësishmja sepse fituam shumë, dhe kur fiton shumë, kjo ndihmon për të vazhduar, sepse këtij klubi tani, më vjen keq për të ardhmen, standardet janë atje, dhe të gjitha, por ne, ne duhet të luftojmë për ta mbajtur atë atje.Njerëzit, fansat tanë, do të jetojnë për kujtimet, do të jetojnë, është shumë bukur, ne kënaqemi së bashku, por këtë sezon, fansat tanë duan më shumë.

Ata janë të uritur për të parë ndeshje të mira futbolli dhe për t'i shijuar ato. Jam i sigurt se tifozët duan të fitojnë Premier Ligën, por ata e duan atë çdo fundjavë, ne duam të kemi stadiumin, tifozët tanë, kur jemi mysafirë, ata janë të jashtëzakonshëm sa herë që largohemi, ata duan ta shohin ekipin duke luajtur mirë, duke shijuar dhe përfaqësuar sa më mirë klubin tonë dhe ky është objektivi ynë”, shtoi më tej trajneri i kampionit anglez.

Manchester City i rikthehet aksionit këtë të shtune, ku do të përballet kokë më kokë me Liverpoolin për trofeun e Community Shield.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat