Marotta tregon arsyen se pse janë befasuar nga lojtari i Shqipërisë

Futboll

Marotta tregon arsyen se pse janë befasuar nga lojtari i Shqipërisë

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 16:11
Marotta

Beppe Marotta ka dhënë një prononcim të shkurtër sa i përket Kristjan Asllanit.

Mesfushori shqiptar i ka bindur në fare pak kohë drejtuesit e Interit dhe njëkohësisht trajnerin Inzagi.

Madje në mediat italiane po raportohet se lojtari i Kombëtares pritet të jetë titullar te zikaltërit dhe të mos lihet vetëm si zëvendësues i Brozovic.

“Kristjan Asllani na ka bërë përshtypje shumë të mirë. Më shumë sesa për potencialin që ka treguar, na ka bërë përshtypje për qëndrimin e tij, dëshirën e madhe që ka për të mësuar dhe edukimin e mirë”, u shpreh Marotta për gazetarin Fabrizio Biasin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat