Ish-trajneri i Dinamos rrëfen tmerrin: U zgjova me 18 të vdekur

Futboll

Ish-trajneri i Dinamos rrëfen tmerrin: U zgjova me 18 të vdekur

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 00:15
Ish-trajneri i Dinamos rrëfen tmerrin

Ish-trajneri i Dinamos, argjentinasi Luis Manuel Blanko, ka qenë në prag të vdekjes nga COVID-i. Në një intervistë për gazetën “Olé” në Argjentinë, 68- vjeçari pohoi se kjo përvojë e ndryshoi atë:

“Sot vlerësoj edhe një kafe”. Ja një pjesë nga shkrimi që media argjentinase i ka kushtuar historisë së ish-trajnerit të bluve të kryeqytetit, Luis Blanko: “Pak më shumë se dy vjet më parë, bota ishte në kontroll përpara një situate të paprecedentë në historinë moderne.

Pandemia e Koronavirusit përmbysi gjithçka brenda pak ditësh dhe vendi ku goditi më shumë ishte në Europë, ku numri i të vdekurve shkonte në mijëra.

Luis Manuel Blanko, trajner dhe ishfutbollist argjentinas, i cili ishte në krye të Mons Calpe në Gjibraltar, mund të ishte njëri prej tyre, por ai arriti të fitojë ndeshjen më të vështirë të karrierës së tij pas një jave në koma dhe një qëndrimi prej dy muaj e gjysmë në spital.

Tani, i kthyer në vend, ai kujtoi për ‘Olé’ se si ajo përvojë tragjike e ndryshoi atë dhe foli për ëndrrën e tij për t’u integruar sërish në mjedisin vendës.

Kishit frikë për jetën tuaj?

Kur hapa sytë pashë se si i mbuluan të vdekurit, mjekët po qanin. Nuk e kisha idenë për kohën, por pashë rreth 18 njerëz që po i merrnin për t’u djegur. Kur u bëra i vetëdijshëm për atë që po shihja, kisha frikë se do të më ndodhte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat