Zurich-u i shqiptarëve në krizë të rezultateve, 360 minuta pa shënuar 

Futboll

Zurich-u i shqiptarëve në krizë të rezultateve, 360 minuta pa shënuar 

Nga: Kemajl Goca Më: 7 gusht 2022 Në ora: 16:10
Pamje nga ndeshja

Zurich nuk njeh fitore në katër javët e para në kampionatin zviceran. 

Kampioni i Zvicrës zhgënjeu në konak të vetin, duke pësuar humbje me rezultat 0:3 nga Sioni.

Një humbje e rëndë dhe që e thellon edhe më shumë krizën e kësaj skuadre sa i përket rezultateve.

Fidan Aliti, Donis Avdijaj,  Bledian Krasniqi e Mirlind Kryeziu, u paraqitën titullarë dhe Lindrit Kamberi (në vend të Kryeziut) nga minuta e 73 për Zurich-un.

Itaitinga (57' e 64') dhe Stojlkoviq (68') shënuan për Sionin. 

Ekipi i Sionit renditet në vend të katërt me 7 pikë dhe Zurich në fund (i dhjeti) me 0 pikë.

Zurich lere që nuk ka shënuar fitore por as nuk ka realizuar gola për 4 ndeshje, për 360 minuta, me goldallim negativ 0:9.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat