Motra e Ronaldos tallet me krahasimet me atë të portugezit ndaj Juventusit

Futboll

Motra e Ronaldos tallet me krahasimet me atë të portugezit ndaj Juventusit

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 18:58
Motra e Ronaldos tallet

Lionel Messi shënoi në gol spektakolar me roveshatë të shtunën në darkë ndaj Klermont në kampionatin francez, gjatë fitores 5-0. Por jo të gjithë kanë mbetur të mahnitur nga gjesti teknik i futbollisti argjentinas.

Një nga ata që është tallur me ekzekutimin e goditjes së tij është motra e Cristiano Ronaldos, Katia Aveiro, e cila ka pëlqyer në rrjete sociale një postim të një tifozi që e krahasonte me goditjen e famshme të portugezit ndaj Juventusit duke bërë të qartë se në fakt, nuk kishte krahasime mes dy ekzekutimeve.

Tifozi kishte hedhur dy foto të goditjeve përkrah njëra-tjetrës duke bërë “analizën” e tyre.

“Njëra është një tërheqje dhe tjetra është një ‘biçikletë’. Njëra është në kampionatin francez ndaj Clermont dhe tjetra është në fazën me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve ndaj Juventusit.

Në njërën, futbollisti vendos duart në fushë, edhe këmbën tjetër gjithashtu, ndërsa do të ishte thuajse e pamundur të vendosje një dyshek mes trupit të tij dhe fushës.

Ndërsa në tjetrën, trupi është absolutisht larg fushës dhe hapësira mes trupit të tij dhe terrenit është aq e madhe sa lojtarin në foton e parë do ta nxinte, dhe nëse do të hezitonte, do të kishte përsëri hapësirë. Kurrë mos i krahasoni…”, shkruante tifozi në fjalë.

Postimi ka marrë një pëlqim nga Katia, e cila më pas i është përgjigjur me imazhin e 5 duarve që duartrokitnin. Nuk është hera e parë në muajin e fundit që Katia përfshihet në çështje të vëllait në rrjetet sociale. Pak javë më parë ajo ka pëlqyer edhe postime ku i bëhet thirrje klubit të Mançester Junajtid që ta lejojnë të largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat