Barca kërcënon Frenkie de Jong të kthehet në kontratën e vjetër

Futboll

Barca kërcënon Frenkie de Jong të kthehet në kontratën e vjetër

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 17:58
Frenkie de Jong.

Barcelona po bëjnë çmos të heqin dorë nga paga aktuale e Frenkie de Jong.

Lojtari holandez është pjesë e rëndësishme e klubit, por paga e tij është një problem i papërballueshëm.

Raportime të fundit nga David Ornstein thonë se Barcelona i ka thënë Frenkie de Jong të kthehet në kontratën e tij të mëhershme, sepse kanë evidenca për ‘kriminalitet’ gjatë rinovimit të tij.

Këto shkelje ligjore, ‘kriminale’ siç cilësohen nga bordi aktual, insistohet të jenë bërë nga bordi i kaluar.

Nëse Frenkie de Jong nuk pranon reduktim në pagë ose nuk largohet, Barca synon të ndërmarrë aksione ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat