Avdimetaj: Besoj që karrierën do të vazhdoj në Itali 

Futboll

Avdimetaj: Besoj që karrierën do të vazhdoj në Itali 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 gusht 2022 Në ora: 18:57
Blerjon Avdimetaj

Është prej talenteve më të mëdhenj në futbollin e Kosovës. 

Blerjon Avdimetaj, futbollist që me sukses ka luajtur për Besën e Pejës, tani synon karrierën të vazhdojë në Itali.

Është prej mbrojtësve më të mirë, kapiten i kombëtares së Kosovës U-19.

Ai ka oferta të mira nga disa klube në Itali dhe me gjasë do të firmos për ndonjë klub. 

Image

Është luftarak i madh në fushën e lojës dhe motivues për bashkëlojtarë. 

Avdimetaj shprehet se nuk i ngutet për të firmosur pasi që i shikon të gjitha gjërat me kujdes të shtuar.    

“Bota sot”: Keni oferta nga jashtë, nga cilat klube?

Blerjon Avdimetaj: Kam disa oferta por nuk kam bërë zgjedhje përfundimtare sepse dua të vazhdoj karrierën shkallë - shkallë dhe jo të nxitohem të bëj një zgjedhje shumë të lart por pastaj të kem vetëm ulje Dua të vazhdoj ngritje hap pas hapi.

“Bota sot”: Cilat janë synimet tuaja?

Blerjon Avdimetaj: Synimet e mija gjithmonë kanë qenë lart e më lart por gjithmonë synimet të përkrahura nga puna ime.
Synimi im është që në 4-5 vjetet e ardhshme të luaj në ndonjë kampionat dhe klub elitar!

“Bota sot”:  Sa jeni i kënaqur me kushtet aktuale në Kosovë?

Blerjon Avdimetaj: Kushtet në futbollin e Kosovës vetëm sa shkojnë e rriten, kjo dihet pasi jemi shtet i ri dhe e kemi nisur nga zero dhe kemi përparuar shumë shpejt e gjitha kjo fal njerëzve të duhur.

“Bota sot”: Jeni pjesë e Kombëtares së Kosovës U19, a mendoni se iu ka ndihmuar shumë për afirmim?

Blerjon Avdimetaj: Natyrisht që po, kombëtarja është krenaria më e madhe e një futbollisti dhe me ka shtyrë me ka ngritur shumë në aspektin sportiv.

Ku ka ndjenjë më të mirë se të jesh kapiten i kombëtares së Kosovës.

“Bota sot”: Ku priteni të vazhdoni karrierën?

Blerjon Avdimetaj: Besoj që karriera ime do të vazhdoj në Itali por siç e thash edhe më herët jo me hap te nxituar. Jam futbollist në rritje duke punuar e mësuar shumë që në të ardhmen të arrij aty ku e meritoj dhe ku dëshiroj, t’i bëj ëndrrat realitet ato ëndrra që po sakrifikoj shumë për to.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat