Nexhipi: E pabesueshme, Ballkani im kundër Shkupit tim për të hyrë në fazën e grupeve

Futboll

Nexhipi: E pabesueshme, Ballkani im kundër Shkupit tim për të hyrë në fazën e grupeve

Nga: K. Goca Më: 12 gusht 2022 Në ora: 16:23
Nexhipi: E pabesueshme, Ballkani im kundër Shkupit tim për të hyrë në fazën e grupeve

Nderim Nexhipi, ish anëtar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, ish-futbollisti i Slloga Jugomagnat (Shkupi), Vardarit, Rabotniçkit, Shkendijës etj. tani është drejtor sportiv i Ballkanit nga Theranda, do të ndeshen me Shkupin në kuadër të fazës së play-off-it të Conference League.

Ndeshjet do të luhen më 18 dhe 25 gusht.

“Imagjinoni tani në play-off të Conference League klubi im aktual Ballkani kundër klubit tim amë Shkupi për hyrje në fazën e grupeve.

Diçka që nuk e kisha ëndërruar se do të ndodhte. Të dyja skuadrat mund ta gjejnë veten aty ku e meritojnë, por e di që ka vetëm një vend. Shiko, Çairi është dashuria ime, atje jam rritur, hapat e parë të futbollit i kam bërë atje. Për mua nuk ka rëndësi, por tani jam në Ballkan, profesionalizmi im është mbi të gjitha. Kështu duhet, jo ndryshe”, thotë Nexhipi për mediumin maqedon "Sportmedia".

“Ballkani është një klub me traditë të gjatë, por nuk ka luajtur asnjëherë në ligat elitare. Tre vite më parë në krye të klubit erdhi një biznesmen i njohur dhe gjithçka shkoi në një drejtim pozitiv. Jam krenar edhe për punën time, viti i parë në Ballkan dhe një titull i menjëhershëm. Këtë verë kemi edhe daljen tonë të parë në Europë.

Tani po luftojmë për të hyrë në fazën e grupeve. Nuk mund të ishte më mirë. Trajner është Ilir Daja, një nga strategët më të mirë në Shqipëri dhe e kam sjellë në merkaton e dimrit, dhe ndihmës i tij është Artim Pollozhani ynë. Jam i lumtur që të martën vij në Shkup, na presin dy ndeshje dhe për një kënaqësi të vërtetë futbollistike”, - ka përfunduar Nexhipi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat