Serie A në fushë, Milani e Interi ndezin kampionatin që në start

Futboll

Serie A në fushë, Milani e Interi ndezin kampionatin që në start

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Serie A hap siparin ditën e sotme dhe në fushë zbresin kampionët në fuqi, Milani. Kuqezinjtë presin në “San Siro” Udinese, që një ditë më parë parë festoi 50 vjetorin e krijimit.

Kjo ndeshje luhet prej orës 18:30, ndërkohë që në të njëjtën orë zhvillohet edhe takimi Sampdoria- Atalanta. Gjimshiti pritet të jetë titullar.

Në mbrëmje, 20:44, luhen dy takimet e tjera dhe sigurisht bie në sy Interi, që e nis kampionatin në transfertë kundër Lecce që është rikthyer në Serie A. Monza-Torino është takimi tjetër i sotëm në Serie A.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat