Reali përballet me Almeria-n, Ancelotti: Ne kemi një skuadër të mirë në thellësi

Futboll

Reali përballet me Almeria-n, Ancelotti: Ne kemi një skuadër të mirë në thellësi

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 00:37
Ancelotti

Trajneri italian ka folur në një konferencë për shtyp para udhëtimit të skuadrës për ta luajtur ndeshjen e parë kundër Almerias

Carlo Ancelotti është i lumtur me skuadrën e tij të Real Madridit, por ka thënë se ka mundësi që Marco Asensio apo Dani Ceballos të largohen nga klubi para se të përfundojë afati kalimtar i verës.

Duke folur për të dy lojtarët gjatë konferencës për shtyp të shtunën, ai ka lavdëruar ata për punën e tyre etike dhe ka thënë se të dy kanë plane, por ka pranuar se ata mund të largohen në ditën e fundit të afatit kalimtar.

“Për momentin ata të dy janë këtë dhe po stërvitën mirë”, tha Ancelotti për dy spanjollët.

“Por, nëse ndryshon diçka në kokat e tyre, ne do të adaptohemi edhe pa ta.

Ne kemi një skuadër të mirë në thellësi, ne dëshirojmë që të gjithë lojtarët të kenë minuta pasi që kemi Botërorin në mes të sezonit. Kështu që ne do të bëjmë rotacione më shumë së sezonin e kaluar”.

Strategu italian ka folur edhe për ndeshjen kundër Almerias, duke shpjeguar që ai është i lumtur që do të startojë me Real Madridin si mbrojtës të titullit të La Ligës.

“Ne ndihemi mirë dhe jemi shumë të lumtur me fushatën e re të ligës”, tha trajneri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat