Shtatë shqiptarë titullarë në sfidën Winterthur - Zurich, ky është rezultati dhe notat e lojtarëve

Futboll

Shtatë shqiptarë titullarë në sfidën Winterthur - Zurich, ky është rezultati dhe notat e lojtarëve

Nga: Kemajl Goca Më: 14 gusht 2022 Në ora: 18:03
Pamje nga ndeshja

Nuk ka fitore për kampionin e Zvicrës, Zurich, as pas javës së 5-të.

Winterthur dhe Zurich, ndajnë pikë (1:1), si njëra skuadër po ashtu edhe tjetra palë, nuk dijnë për fitore, zënë vendin e nëntë përkatësisht të dhjetë (i fundit) me nga 2 pikë.

Derbi mes shqiptarëve në elitën e futbollit zviceran.

Shtatë shqiptarë titullarë, tre të Winterthur dhe katër të Zurich.

Lojtar i ndeshjes është kapiteni i Winterthur-it, Granit Lekaj, i cili vlerësohet me notë 5 nga mediumi i njohur zviceran “Blick”, Eris Abedini 4, Samir Ramizi 4, dhe për Zurich-un Lindrit Kamberi 3, Mirlind Kryeziu 3, Blerim Xhemaili 3, Donis Avdijaj 3.

Xhemaili ndëshkohet me karton të verdhë në minutën e 41-të, Fidan Aliti në të 60-tën dhe Kryeziu në atë të 84-tën. 

Aliti dhe Avdijaj u zëvendësuan në minutën e 69-të dhe Ramizi në të 90+2.

Bledian Krasniqi futet në lojë në minutën e 80-të, duke e ndihmuar Zurich-un në këtë barazim.

Në minutën e 73-të, Francisco Rodriguez shënon për Winterthur dhe Fabian Rohner në minutën e 85-të barazon rezultatin 1:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat