Rastësia e pabesueshme për futbollistin francez

Futboll

Rastësia e pabesueshme për futbollistin francez

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 11:08
Rastësia e pabesueshme për futbollistin francez

Atalanta praktikisht ka siguruar shërbimet e futbollistit të Udinesës,

Brandon Soppy, i cili luan si mesfushor i djathtë. 20-vjeçari francez në orët në vijin do të kryejë testet mjekësore për të hedhur më pas firmën në kontratë.

Trajneri i Atalantës, Gasperini, synon ta ketë në dispozicion që në ndeshjen e fundjavës, kundër Milanit, në Bergamo.

Po, po, kundër Milanit, skuadër ndaj së cilës Soppy ishte titullar edhe në javën e parë të Serisë A, në sfidën që Udineze e humbi 2-4 në “Dacia Arena”, ku futbollisti në fjalë u ndëshkua me karton të verdhë që në minutën e 9-të.

Ndonjëherë fati të rezervon të papritura që nuk do t’i kishe besuar kurrë. Dy ndeshjet e para të Serisë A, të dyja kundër të njëjtin kundërshtar, Milanit, po me fanella të ndryshme veshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat