Daja flet pas fitores së parë në kampionat

Futboll

Daja flet pas fitores së parë në kampionat

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 22:59
Daja flet pas fitores së parë në kampionat

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja është parë i lumtur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Drenicës, derisa ka thënë se mungesat bënë që loja mos të ishte shumë e mirë.

“Kishim mungesa. Na mungonin Lumbardh Dellova, Lindon Emërllahu dhe Astrit Thaqi.

Por ne do të vazhdojmë të ruajmë atë që kemi bërë vitin e kaluar. Sot e rëndësishme për ne ishte të marrim tri pikë dhe ta presim me qetësi ndeshjen e së enjtes”, ka thënë Daja pwr Arts sport.

Të enjten Ballkani e pret Shkupin në ndeshjen e kthimit të plejofit të Ligës së Konferencës.

“Ne kemi bërë hap të mirë në udhëtim.

Shkupi është ekip i mirë, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të koncentruar. Por edhe ne kemi kualitetet tona. Kemi ndeshje të vështirë. E rëndësishme është që është ndeshje mes ekipeve shqiptare. Duhet t’i presim si na pritën në Shkup. Do të bëjmë maksimumin për të siguruar kualifikimin”, ka theksuar Daja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat