Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, kërkon më shumë respekt nga ekspertët ndaj ekipeve të tjera.
Arsenali është në një seri fitoresh pasi që Topçinjtë janë skuadra e vetme pa humbje në krye të tabelës së Premier League pas pesë fitoreve nga pesë ndeshje.
Por edhe në kohë suksesi, kritikët nuk kanë heshtur: Pas fitores 2:1 ndaj Fulhamit fundjavën e kaluar, londinezët u detyruan të përballeshin me kritika se kanë festuar shumë golin e fitores në minutën e 86-të dhe kështu.nuk respektohet kundërshtari.
Ylli i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka (29 vjeçar), ka komentuar pikërisht për këto kritika. Mesfushori i Arsenalit flet për gazetarët anglezë pas fitores së radhës të së mërkurës kundër Crystal Palace:
"Ju keni respekt për çdo klub si lojtar dhe kur njerëzit thonë se nuk duhet të festonin sepse është Fulhami, atëherë ata nuk kanë respekt për Fulhamin".
“Kur ne festojmë, ata pyesin: “Pse po festojmë?” dhe kur ne nuk festojmë, ata pyesin pse nuk festojnë. Ndonjëherë nuk mund t'i kënaqësh të gjithë", tha Xhaka.
“Nuk ka rëndësi nëse është 3:0 prapa apo para, në këtë kampionat ata luftojnë për 90 minuta, nuk ka asnjë ekip që dorëzohet”.
Kjo është arsyeja pse Topçinjtë gjithmonë festojnë kur fitojnë. Nuk ka rëndësi se kush është.
Testi i radhës i qëndrueshmërisë për londinezët e Xhakës është të dielën. Pastaj ata luajnë me Manchester United në Old Trafford dhe duan të festojnë atje përsëri.