Valon Behrami çudit me një deklaratë: Në Kosovë më akuzuan se nuk mora pjesë...

Futboll

Valon Behrami çudit me një deklaratë: Në Kosovë më akuzuan se nuk mora pjesë...

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 11:30
Valon Behrami çudit me një deklaratë: Në Kosovë më akuzuan se nuk mora pjesë...

Valon Behrami ka folur në një intervistë për Blick edhe në lidhje me fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror të Rusisë në vitin 2018.

Xhaka e Shaqiri shënuan golat e fitores dhe festuan me shqiponjë.

Kurse, Behrami nuk e bëri të njëjtën gjë. Dhe, tani tregon edhe arsyet për këtë

“Unë ende e urrej këtë temë edhe sot e kësaj dite. Është futboll, jo politikë. Ky gjest nuk ka vend në fushën e futbollit, ishte marrëzi. Ne nuk po luajmë në luftë. Në Kosovë më akuzuan se nuk mora pjesë në gjest.

 Lojtarët serbë janë miqtë e mi, ata kanë lindur pas luftës. Kjo është arsyeja pse ata thjesht duhet të luajnë futboll në këtë Botëror dhe të injorojnë gjithçka tjetër”, tha Behrami për Blick.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat