Drejtësia europiane në sytë e një shqiptari

Futboll

Drejtësia europiane në sytë e një shqiptari

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 12:13
Drejtësia europiane në sytë e një shqiptari

Mbrëmjen e sotme luhet një nga sfidat më të rëndësishme të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Interi pret Bajernin e Mynihut në “Xhuzepe Meaxa”, në një ndeshje që është në duart e francezit Turpin.

Në stadiumin mitik të Milanos do të jetë i pranishëm edhe një shqiptar, që mban një rol të veçantë në këtë sfidë.

Drejtësia europiane këtë herë do të jetë në sytë e një shqiptari, teksa Sokol Jareci është graduar nga UEFA për të qenë vëzhgues i arbitrave në këtë përballje.

Ish-arbitri i njohur i Superiores merr një detyrë të rëndësishme nga UEFA, që gjithnjë e më tepër i beson FSHF-së në organizimet e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat