Granit Xhaka me Arsenalin e mposhtin Zurich-un e shqiptarëve

Futboll

Granit Xhaka me Arsenalin e mposhtin Zurich-un e shqiptarëve

Nga: K. G. Më: 8 shtator 2022 Në ora: 20:40
Mirlind Kryeziu

Arsenali starton me fitore në fazën e Grupeve të Europa League në futboll.  

Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Zurich-ut vendas, në kuadër të Grupit A. 

Zurich nuk i mjaftoi goli i shqiptarit Mirlind Kryeziut, i cili realizoi nga penalltia në minutën e 44-të. 

Për Arsenalin shënuan Marquinhos (16'), Nketiah (62'). 

Futbollistët Fidan Aliti, Lindrit Kamberi, Bledian Krasniqi, Mirlind Kryeziu e Blerim Xhemaili u paraqitën standardë për Zurich-un, ndërsa Donis Avdijaj futet në lojë në minutën e 80-të. Krasniqi e Xhemaili u zëvendësuan në minutën e 67-të.

Granit Xhaka u paraqit me shirit të kapitenit dhe dha maksimumin për Arsenalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat