Legjenda e Barçës në konflikt me klubin: Asgjë nuk më befason

Futboll

Legjenda e Barçës në konflikt me klubin: Asgjë nuk më befason

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 12:27
Legjenda e Barçës në konflikt me klubin: Asgjë nuk më befason

Jordi Alba dhjetë vjet më parë kishte mbërritur në Barcelonë duke fituar gjithçka që është mundur deri më sot me katalonasit.

Mirëpo, prej disa kohësh marrëdhëniet mes tij, klubit dhe tifozëve nuk kanë qenë ideale dhe ato janë acaruar edhe më shumë nga ideja e drejtuesve të klubit për ta hequr qafe në minutat e fundit të merkatos së verës.

Barcelona dyshohet se ka negociuar huazimin e tij te Interi, gjë që ka habitur jo vetëm shumë tifozë futbolli, por edhe vetë lojtarin. Ai e ka komentuar këtë situatë pa e fshehur se është befasuar nga lëvizja e klubit me të cilin ka festuar një titull në Champions League dhe pesë tituj në La Ligë.

“Pavarësisht nëse është e drejtë apo jo, më pëlqen t'i them të vërtetën tjetrit dhe më pëlqen kur të tjerët më trajtojnë ashtu. Nuk kam çfarë të shtoj, megjithëse do të doja të them më shumë. Në botën e futbollit nuk me befason asgjë më shumë”, tha Alba.

Kujtojmë se Barcelona së fundmi brenda dhjetë minutave ka fshirë golin që Alba e ka shënuar në stërvitje.

Arsyeja ishte komentet fyese të tifozëve të cilët shprehnin inatin se lojtari nuk ishte dakord për uljen e pagës në mënyrë që t'i mundësonte klubit të regjistronte lojtarët e rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat