Kosova rikthehet në aksion me përballjen ndaj Qipros – një pikë Dardanëve u duhet me patjetër

Futboll

Kosova rikthehet në aksion me përballjen ndaj Qipros – një pikë Dardanëve u duhet me patjetër

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 08:11
Kosova

Kosova e zhvillon sot (e martë) ndeshjen e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve përballë Qipros, përkatësisht në kuadër të rrethit të gjashtë në Grupin 2 të Ligës C.

Ndeshja që fillon në ora 20:45 do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe Dardanët duhet të marrin një pikë së paku për të shmangur rënien në Ligën D.

Kosova është aktualisht e dyta me gjashtë pikë, gjashtë më pak se Greqia që është lidere e grupit.

Në anën tjetër, Irlanda e Veriut dhe Qipro kanë nga pesë pikë dhe po ashtu synojnë të mbesin në këtë ligë.

Kosovës i duhet vetëm një pikë për të qëndruar në Ligën C, duke shpresuar që kjo të arrihet sonte pa shumë probleme.

Kujtojmë se Dardanët ishin duke fituar ndaj Irlandës së Veriut, por që në fund pësuan humbje 2-1, ndërsa Qipro triumfoi në shtëpi ndaj Greqisë 1-0. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat