Kroos do të vazhdojë kontratën me Real Madridin

Futboll

Kroos do të vazhdojë kontratën me Real Madridin

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 19:07
Kroos

Toni Kroos iu bashkua Real Madridit në vitin 2014 në moshën 24-vjeçare, gjermani mbërriti menjëherë pasi Carlo Ancelotti i solli Real Madridit trofeun e 10-të të Ligës së Kampionëve. Muaj më parë, Carlo dhe Toni ndihmuan Real Madridin të fitonte të 14-in.

Florenino Perez njihet për qëndrimin e tij kategorik ndaj lojtarëve mbi 30 vjeç, Real Madridi u nda rëndë me shumë legjenda të epokave, por Kroos dhe Modric kanë një qëndrim të veçantë. Para fillimit të sezonit, Toni deklaroi se do të dëshironte të luante në Real Madrid deri në fund të karrierës së tij, por vazhdimisht kujtoi se do të hiqte dorë nga vendi i tij në fushë në çdo kohë dhe do t’i jepte fund paraqitjeve të tij nëse klubi do ta dëshironte, shkruan abcnews.al.

Kroos është tërhequr nga kombëtarja shumë kohë më parë. Arsyeja pse ai ende luan për Real Madridin është për shkak të dashurisë së tij të pamasë për këtë klub. Në vitin 2014, gjermani pranoi se kishte refuzuar ofertat e të gjitha klubeve dhe do të vazhdonte karrierën e tij në Bayern nëse nuk do të kishte marrë një ftesë nga Madridi.

Kroos ishte një pjesë jetike e një prej treshes më të fortë të mesfushës në historinë e futbollit, dhe ende mbetet lider i ekipit. Në tetë vitet e tij në Real Madrid, Kroos fitoi 18 trofe, duke përfshirë katër Liga të Kampionëve dhe tre tituj të La Ligës.

Për stabilitetin e tij të pakrahasueshëm dhe nivelin tepër të lartë të aftësive, Real Madrid i ofroi futbollistit një kontratë të re, sipas edicionit madrilen të Diario AS. Kroos do të vazhdojë kontratën e tij edhe për një sezon. Një kontratë njëvjeçare është nënshkruar rregullisht nga Luka Modric sezonet e fundit. Lojtarët pritet t’i japin fund karrierës së bashku..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat