Titullari i “demave” jashtë për ndeshjen kundër Vllaznisë

Futboll

Titullari i “demave” jashtë për ndeshjen kundër Vllaznisë

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 15:16
Titullari i “demave” jashtë për ndeshjen kundër Vllaznisë

Partizani nuk ka pushuar pas derbit, por ka nisur menjëherë punën për të harruar atë humbje ndaj Tiranës, tejet e dhimbshme për nga mënyra se si erdhi.

Tashmë nis menjëherë puna për të përgatitur ndeshjen e radhës ndaj Vllaznisë, e cila luhet vetëm të premten, pra pas tri ditësh.

Në seancën e zhvilluar në paraditen e djeshme, lojtarët titullarë në derbi zhvilluan stërvitje me ngarkesë të ulët fizike, me synimin për të çlodhur muskujt.

MUNGESAT – Masanga Matondo është mungesa e sigurt për Partizanin ndaj Vllaznisë.

Mesfushori u ndëshkua me karton të kuq në minutën e fundit të ndeshjes me Tiranën dhe është i pezulluar në këtë javë.

Ndërkohë, edhe Telushi pritet të mungojë, pas dëmtimit që pësoi ndaj bardhebluve, ku nuk luajti dot më shumë se 10 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat