Juventusi dhe PSG-ja, dy klubet prestigjioze Europiane, do të kërkojnë fitoren

Futboll

Juventusi dhe PSG-ja, dy klubet prestigjioze Europiane, do të kërkojnë fitoren

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 20:54
Juventusi dhe PSG-ja, dy klubet prestigjioze Europiane, do të kërkojnë fitoren

Do të startojnë në orën 21:00 dy sfidat e vlefshme për Grupin H të Ligës së Kampionëve.

Juventusi dhe PSG-ja, dy klubet prestigjioze Europiane, do të kërkojnë fitoren respektivisht përballë, Makabi Haifa dhe Benfikës.

Bardhezinjtë e Alegrit nuk kanë arritur të sigurojnë asnjë pikë në 2 sfidat e para, ndërkohë që PSG-ja udhëheq grupin me pikë të plota.

Francezët do të jenë mysafirë në transfertë ndaj Benfikës, që ashtu si PSG-ja ka arritur të sigurojë 6 pikë të plota, ndërkohë që për Juventusin nuk ka rrugë tjetër përveç fitores në shtëpi ndaj izraelitëve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat