Lamtumirë Edi Reja! Trajneri i ri i Kombëtares është Ilir Daja?

Futboll

Lamtumirë Edi Reja! Trajneri i ri i Kombëtares është Ilir Daja?

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 19:15
Ilir Daja

Lamtumirë Edi Reja! Trajneri i ri i Kombëtares është Ilir Daja. Të paktën kështu thotë… Wikipedia!

Stoli i Kombëtares shqiptare vazhdon të jetë një situatë e cila kërkon zgjidhje.

Në krye të pankinës vazhdon të jetë trajneri italian, Edi Reja, por rezultatet e fundit kanë ngritur dyshime për një largim të tijin. Por duket se portali i njohur i informacioneve, “Wikipedia”, nuk mendon kështu, shkruan Panorama Sport.

Në versionin italisht dhe atë anglisht, portali shkruan se trajneri i Kombëtares nuk është italiani, por Ilir Daja.

Mendohet se është një gabim nga ana e portalit, pasi siç dihet në të mund të hyj çdo kush dhe të shkruajë informacione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat