Trajneri i Moldavisë tregon objektivin: Do luftojmë për vendin e 3-të

Futboll

Trajneri i Moldavisë tregon objektivin: Do luftojmë për vendin e 3-të

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 21:25
Trajneri i Moldavisë

Trajneri i Moldavisë ka dhënë përshtypjet e tij për grupin E, në të cilin ndodhet edhe Shqipëria, Polonia, Çekia dhe Ishujt Faroe.

Clescenco tregon se mund të luajnë me dinjitet përballë kujtdo në këto kualifikuese, por objektiv i tij mbetet të garojë deri në fund për vendin e tretë.

“Nuk do të jetë e lehtë me asnjë kundërshtar, por mendoj se me çdo ekip mund të luhet me dinjitet. Sa i përket objektivave, ato duhet të përcaktohen nga drejtuesit e Federatës së Futbollit të Moldavisë. 

Objektivi im personal është të renditem të paktën në vendin e 4-të dhe do të duhet të luf.tojmë për vendin e tretë. Gjithçka varet nga ne”, ka thënë Serghei Clescenco.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat