Ronaldo si në ditët më të mira, vulosi fitoren e Manchester Utd

Futboll

Ronaldo si në ditët më të mira, vulosi fitoren e Manchester Utd

Nga: K. Goca Më: 9 tetor 2022 Në ora: 21:56
Ronaldo

Cristiano Ronaldo nuk startoi nga minuta e parë por nga ajo e 29-të, duke vulosur fitoren e Manchester Utd, me rezultat 2:1 në Liverpool ndaj Evertoni, në kuadër të javës së nëntë të Premier League.   

Evertoni avancuan në minutën e 5-të me golin e futbollistit Iwobi.

Ky gol veçse e fuqizojë edhe më shumë Manchester Utd duke e bërë përmbysjen. 

Në minutën e 15-të, Antony barazoi rezultatin 1:1. Në minutën e 44-të, Ronaldo me një veprim individual futet në 16-sh dhe me goditje të saktë shënon për fitoren 1:2 të Manchester Utd. 

Manchesteer Utd renditet në vend të pestë me 15 pikë dhe Everton është i 12-ti me 10 pikë.

Cristiano Ronaldo arriti një tjetër statistikë të pabesueshme në karrierën e tij të shkëlqyer. Portugezi realizoi golin e 700-të në nivel klubesh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat