Miftari me Strugën kërkojnë rezultat pozitiv në Çair kundër kampionit 

Futboll

Miftari me Strugën kërkojnë rezultat pozitiv në Çair kundër kampionit 

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 23:33
Miftari

Lideri i Kampionatit të Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum, nesër (14.00) kërkon rezultat pozitiv në stadiumin në Çair kundër kampionit në fuqi, Shkupi.

Derbi shqiptar pritet me padurim kur kihet parasysh se të dyja skuadrat kanë lojtarë cilësorë në radhët e veta.   

Dardan Miftari, trajner i portierëve, tha se janë të përgatitur për këtë sfidë.

“Struga Trim Lum besoj se ka forcë për t’u përballur me çdo skuadër në Ligën e Parë, këtë e kemi dëshmuar deri më tani në këto 9 ndeshje ku kemi regjistruar 8 fitore dhe një barazim, do të luftojmë deri në fund të kampionatit që të mbesim në tre vendet e para të tabelës që dërgojnë në garat europiane.

Normal për këtë duhet angazhim maksimal nga të gjithë ne, si nga stafi i trajnerit me në krye Srgjan Zaharievskin, kryesia, lojtarët dhe në fund të arrijmë qëllimin tonë.

Sa i përket titullit kampion, besoj se është herët për të bërë plane, normal se çdo kush dëshiron një gjë të tillë, është diçka që e ëndërron çdo lojtar dhe çdo trajner, mirëpo të gjitha do ti marrim ndeshje pas ndeshje dhe fundi do të tregoj gjithçka””, tha MIftari për faqen e klubit Struga Trim Lum.

Struga kryeson me 25 pikë pas 10 jave, ndërsa Shkupi është në pozitën e katërt me 16 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat