A do ta bëjë Man United De Gean portierin më të paguar në botë?

Futboll

A do ta bëjë Man United De Gean portierin më të paguar në botë?

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 14:32
A do ta bëjë Man United De Gean portierin më të paguar në botë?

Portieri spanjoll i Manchester Unitedit, David de Gea mund të bëhet ‘gardiani’ më i paguar në botë.

Sipas mediave britanike, spanjolli është i hapur për një kontratë të re me ‘Djajtë e Kuq’ nëse klubi nga ‘Old Traffordi’ do ta bënte atë portierin më të paguar në planet.

Kontrata e De Geas me Manchester United skadon verën e ardhshme, dhe ende nuk kanë nisur negociatat mes dy palëve.

Reprezentuesi i Spanjës, është i lidhur me rikthimin tek ish-klubi i tij, Atletico Madrid, por një ofertë joshëse nga Man Utd, do ta binte spanjolli që edhe disa vite të qëndrojë në skuadrën e Ten Hag.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat