Avionët luftarakë F-16 shoqërojnë Kombëtaren e Polonisë drejt Katarit

Futboll

Avionët luftarakë F-16 shoqërojnë Kombëtaren e Polonisë drejt Katarit

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 12:32
Pamjet e avionëve luftarakë nga baza ajrore e Polonisë, Krzesiny u postuan nga faqja zyrtare e ekipit polak në “Twitter”

Dy avionë luftarakë F-16 shoqëruan Kombëtaren e Polonisë në kufirin jugor, teksa ata fluturuan në Katar për Kupën e Botës.

Shfaqja e fuqisë ajrore polake vjen pas sulmit raketor që vrau dy persona në pjesën lindore të Polonisë, pasi kjo e fundit ndan kufirin e saj me Ukrainën.

Pamjet e avionëve luftarakë nga baza ajrore e Polonisë, Krzesiny u postuan nga faqja zyrtare e ekipit polak në “Twitter” dhe janë parë mbi dy milionë herë.

Avionët rrethuan avionin zyrtar shtetëror të vendit, duke shfaqur fjalët, Republika e Polonisë, e cila fillon fushatën e saj të Kupës së Botës kundër Meksikës të martën më 22 nëntor.

Një nga pilotët u sigurua që besnikëria e tij të njihej, duke shfaqur ngjyrat kuq e bardhë të kombit së bashku me një tabelë që mbante emrin e kombëtares në kabinën e tyre.

Kombëtarja e Polonisë shkroi në “Twitter”: "Kur je pilot, por edhe tifoz i kombëtares polake!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat