Biznesmen amerikanë interesohen që të investojnë në skuadrën e Amir Rrahmanit

Futboll

Biznesmen amerikanë interesohen që të investojnë në skuadrën e Amir Rrahmanit

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 12:43
Biznesmen amerikanë interesohen që të investojnë në skuadrën e Amir Rrahmanit

Napoli i Aurelio De Laurentiis ka filluar të marrë famë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa investitorë janë duke e përcjellë nga afër skuadrën nga kryeqyteti i Kampanias, raportohet nga mediat italiane sot.

Napoli e ka filluar mirë sezonin 2022/23, ku janë në krye të Serie A ku janë të pamposhtur pas 15 ndeshjeve dhe fituan grupin e tyre në Ligën e Kampionëve duke kaluar në fazën e eliminimit direkt.

Napoli është në rrugë të mirë që ta fitojë Skudeton e parë pas tri dekadave, të cilën titull të ligës e kishin fituar për herë të parë kur në këtë skuadër ishte Diego Maradona.

Siç raporton Corriere dello Sport, disa investitor amerikan janë shumë të impresionuar me vizionin dhe punën e De Laurentiis në Napoli dhe janë duke e përcjellë nga afër zhvillimin e klubit.

Presidenti i Napolit nuk ka interes për ta shitur skuadrën për momentin dhe më 2019 kishte refuzuar një ofertë 900 milionë euro.

De Laurentiis po punon shumë që ta rrit Napolin në aspektin ndërkombëtarë dhe mundësitë komerciale të fundit, duke bërë një marrëveshje për fanella me Emporio Armani dhe një sponsorizim direkt me Amazon. Ai po ashtu është takuar me CEON e Apple, Tim Cook – i cili e vizitoi kryeqytetin e Kampanias ditëve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat