Vdes legjenda e futbollit, dy herë fituesi i “Këpucës së Artë”

Futboll

Vdes legjenda e futbollit, dy herë fituesi i “Këpucës së Artë”

Nga: K. G. Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 22:57
Fernando Gomes

Ish qendërsulmuesi portugez, Fernando Gomes, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare, pasi humbi një betejë të gjatë me kancerin e zorrës së trashë.

Në vitet tetëdhjetë, Gomes ishte një nga sulmuesit më të mirë në botë.

Ai fitoi dy herë “Këpucën e Artë” si golashënuesi më i mirë në Evropë. Hera e parë ishte në vitin 1983, kur shënoi 36 gola në ligë, dhe dy vjet më vonë 39.

Ai ishte gjashtë herë golashënuesi më i mirë i kampionatit portugez dhe me 287 gola vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e Porto-s.

Ai fitoi gjithçka me klubin dhe suksesin më të madh e arriti në vitin 1987, kur Porto ngriti trofeun e Kupës së Kampionëve të Evropës, siç quhej atëherë kompeticioni më elitar kontinental.

Pas kësaj ai mori trofetë e Superkupës së Europës dhe të Kampionatit Botëror të Klubeve. Në vendlindje ka fituar gjithsej 11 tituj, kupa dhe superkupa.

Ai kujtohet për deklaratën e tij se "shënimi i golave është si një orgazmë", dhe shumë breza lojtarësh të rinj e konsideruan atë një model.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat