Maroku shokon Belgjikën, kryeson në Grupin F 

Futboll

Maroku shokon Belgjikën, kryeson në Grupin F 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 27 nëntor 2022 Në ora: 13:55 Përditësuar në ora: 15:54 më 27.11.2022
Pamje nga ndeshja

Maroku shtang Belgjikën

Maroku ka shkaktuar befasinë e radhës, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Belgjikën, në kuadër të xhiros së dytë të Grupit F të Kampionatit Botëror që po mbahet në Katar.

Sulmuesi Romelu Lukaku u fut në lojë në minutën e 81-të, por pa sukses,   

Në minutën e 5-të, Batshuayi pati rast ideal por portieri i Marokut, Munir, intervenon për mrekulli.

Achraf Hakimi (Marok) në minutën e 35-të, nuk e shfrytëzon rastin, duke gjuajtur mbi portë.

Fat për Belgjikën në minutën e 57-të, Sofiane Boufal ka dërguar goditje mjeshtërore por topi për disa centimetra shkoi përskaj shtyllës së majtë.

Në minutën e 74-të, zëvendësuesi Abdelhamid Sabiri nga gjuajtja e lirë, si formë korneri, godet me mjeshtri dhe zuri në befasi portierin Courtois, 0:1, për Marokun.

Në minutën e 82-të, Jan Vertonghen (Belgjikë) mu nga pika e bardhë e penalltisë, godet me kokë jashtë shtyllës së majtë.

Në minutën 90+3, Belgjika kokulur, Zakaria Aboukhlal me dinakërinë e tij, raalizon gol mjeshtëror, 0:2.

Pas xhiros së dytë, Maroku kryeson me 4 pikë, pasojnë Belgjika 3, Kroacia 1 dhe Kanada 0 pikë, këto dy të fundit kanë një ndeshje me pak.

Më 1 dhjetor takohen: Kroacia - belgjika (16.00), Kanada - Maroko (16.00)

Belgjika – Maroku 0:2

Stadiumi "Al Thumama", Doha.
Gjyqtar: C. Ramos (Meksika).
Shënues: Sabiri (74'), Aboukhlal (90+3’).
Kartona të verdhë: Onana, Sabiri.
Belgjika: Courtois - Meunier (Lukaku 81'), Alderweireld, Vertonghen - T. Hazard (Trossard 75'), A. Onana (Tielemans 60'), Witsel, Castagne, De Bruyne, E. Hazard (Mertens 60') - Batshuayi (De Ketelaere 75').
Maroku: Bono - Hakimi (Attiat-Allal 68'), Saiss, Aguerd, Mazraoui - Amrabat, Ounahi (El Yamiq 78'), Amallah (Sabiri 68'), Ziyech, Boufal (Aboukhlal 73') - En-Nesyri (Hamdallah 73').

Maroku befason

(E plotësuar) – 90+3. Belgjika kokulur, Zakaria Aboukhlal me dinakërinë e tij, ealizon gol mjeshtëror, 0:2.

85' Maroku në epërsi me 0:1.

82' Jan Vertonghen (Belgjikë) mu nga pika e bardhë e penalltisë, godet me kokë jashtë shtyllës së majtë.

80' Maroku luan me kujdes.

77' Maroku drejt fitores.

74' Zëvendësuesi Abdelhamid Sabiri nga gjuatja e lirë, si formë korneri, godet me mjeshtri dhe zuri në befasi portierin Courtois, 0:1, për Marokun.

73' Belgjika po has në mbrojtje të fortë. Portieri i Marokut, Munir, po tregon formë të lartë.

70' Lojë e hapur.

Belgjika – Maroku 0:2

Stadiumi "Al Thumama", Doha.

Gjyqtar: C. Ramos (Meksika).

Shënues: Sabiri (74'), Aboukhlal (90+3').

Kartona të verdhë: Onana.

Belgjika: Courtois - Meunier (Lukaku 81'), Alderweireld, Vertonghen - T. Hazard (Trossard 75'), A. Onana (Tielemans 60'), Witsel, Castagne, De Bruyne, E. Hazard (Mertens 60') - Batshuayi (De Ketelaere 75').

Maroku: Bono - Hakimi (Attiat-Allal 68'), Saiss, Aguerd, Mazraoui - Amrabat, Ounahi (El Yamiq 78'), Amallah (Sabiri 68'), Ziyech, Boufal (Aboukhlal 73') - En-Nesyri (Hamdallah 73').

65' Mertens gjuan nga 20 metra por portieri i Marokut shpëton portën e tij.

59' Maroku po mbrohet mirë.

57' Fat për Belgjikën, Sofiane Boufal ka dërguar goditje mjeshtërore por topi shkoi përskaj shtyllës së majtë.

54' Belgjika e do golin me çdo kusht.

50' Nuk ka gola.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45+2' Hakim Ziyech nga gjuajtja e lirë, anash 16-shin, godet fortë dhe topi përfundon në rrjetë, por anulohet goli.

45' Fundi i pjesës së parë.

40' Ende pa gola.

36' Nuk ka gola ende.

35' Achraf Hakimi (Marok) shfrytëzon rastin për të pasur një përpjekje në portë nga brenda zonës, por humbi mundësinë e artë.

31' Onana ndëshkohet me karton të verdhë.

27' Belgjika më e mirë,22' Edhe Maroku i rrezikshëm.

18' Belgjika ka iniciativën.

10' Maorku synon fitore që do të jep mundësi të artë në xhiron e tretë.

8' Belgjika ka shtuar presionin.

5' Batshuayi pati rast ideal por portieri i Marokut intervenon për mrekulli.

4' Maroku synon befasinë e radhës.

3' Belgjika pa Lukakun kërkon fitore.

1’ Fillon ndeshja.

Belgjika – Maroku, formacionet zyrtare

Belgjika dhe Maroku do të zhvillojnë sot ndeshjen e dytë në Grupin F të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Belgët janë liderë të këtij grupi me 3 pikë, pasi në ndeshjen e parë triumfuan ndaj Kanadasë me rezultatin 1:0.

Marokienët janë dy pozita më poshtë me 1 pikë, pasi në ndeshjen e parë luajtën baras dhe pa gola me Kroacinë.

Ndeshja mes Belgjikës dhe Marokut do të zhvillohet nga ora 14:00, në stadiumin “Al Thumama”.

Belgjika pretendon fitoren e kualifikimit   

Belgjika me fitore do të kualifikohet në të tetën e finales së Kampionatit Botëror.

Futbollistët e Marokut pas barazimit (0:0) me Kroacinë, synojnë befasinë e radhës.

Ndeshja është e vlefshme e Grupit F.

Belgjika – Maroku

Belgjika: Courtois - Meunier, Alderweireld, Vertonghen - T. Hazard, A. Onana, Witsel, Castagne, De Bruyne, E. Hazard - Batshuayi.

Maroku: Bono - Hakimi, Saiss, Aguerd, Mazraoui - Amrabat, Ounahi, Amallah, Ziyech, Boufal - En-Nesyri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat