Shola tallet, media serbe eskalon: Kroatët mezi prisnin të godisnin Stojkoviqin!

Futboll

Shola tallet, media serbe eskalon: Kroatët mezi prisnin të godisnin Stojkoviqin!

Nga: K. Goca Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 21:00
Stojkoviq

Jo vetëm shqiptarët dhe zviceranët iu gëzuan fitores dhe kualifikimit të Zvicrës dhe eliminimit të Serbisë, por edhe kroatët gëzohen.

Media serbe, një farë “Kurir” eskalon, duke akuzuar kroatët: “Kroatët e turpshëm mezi prisnin të godisnin Piksin: Fqinjët janë të

gëzuar pas eliminimit të Serbisë, mosrespektim i madh për Stojkoviçin! 

"Serbia ka hyrë në lojë me shumë emocione dhe me shumë indisiplinë taktike. Kjo është e papranueshme në Botëror dhe një ekip serioz di ta ndëshkojë", tha trajneri Ivica Landek. 

Kryeredaktori i gazetës “Sportske Novosti”; Robert Shola ka komentuar atë që ndodhi mbrëmë në stadiumin “974” në Katar.

“Mendova para ndeshjes: PIksi, ose je gjeni ose blofer i rëndë. Serbët sulmuan praktikisht me shtatë lojtarë. Imagjinoni që Kroacia e nisi ndeshjen me Livaj, Petkoviç, Kramariq, Orshiq dhe Perishiq, pa korrigjues në mesfushë.

Zviceranët nuk e kanë problem të merrnin rastet dhe mbrojtja serbe nuk bëri asgjë në bllokun e mbrojtjes. Edhe Zvicra humbi shumë raste”, tha Robert Shola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat