Xhaka dhe Shaqiri nokautuan Serbinë, Zvicra u bë skuadra e parë që prej Botërorit 1966...

Futboll

Xhaka dhe Shaqiri nokautuan Serbinë, Zvicra u bë skuadra e parë që prej Botërorit 1966...

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 22:34
Jashari, Shaqiri e Xhaka

Zvicra u bë skuadra e parë që prej Botërorit 1966 që tenton 3 apo më shumë goditje në portë që në minutën e parë të një ndeshjeje: Granit Xhaka lëshoi një goditje që u bllokua nga mbrojtja serbe, përpara se Mininkoviç-Saviç të ndalte Bril Embolon i vetëm përballë, ndërsa më pas priti goditjen e dytë të Xhakës.

– Për herë të parë që prej fitores 4-1 kundër Rumanisë në “SHBA 1994”, tre futbollistë të ndryshëm shënojnë për Zvicrën në një ndeshje të Kupës së Botës. Kombëtarja helvete nuk kishte pasur kurrë kaq shënues të ndryshëm në një ndeshje të Kupës së Botës (përjashtuar autogolat).

– Zvicra është kualifikuar në raundet me eliminim direkt në të pestë turnetë kryesorë (Botëror dhe Europian) që prej vitit 2014. E vetmja kombëtare tjetër europiane që ka bërë një gjë të tillë është Franca.

– Për herë të parë që prej ndeshjes Angli-Argjentinë në “Francë 1998”, dy skuadra në një ndeshje të Kupës së Botës shënojnë të paktën dy gola në pjesën e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat