Edhe një turp për serbët, arrestohet ish lojtari, kapet me 115 kg kokainë

Futboll

Edhe një turp për serbët, arrestohet ish lojtari, kapet me 115 kg kokainë

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 22:43
Petkoviq 

Ish-lojtari  i Bundesliga, Dushan Petkoviq është arrestuar ditë më parë, pasi u kap me 115 kg kokainë.

Petkoviq, tani drejtor sportiv i ekipit serb OFK Beograd, u kap në Amsterdam dhe tani përballet me burg.

Gazeta serbe Blic pretendon se janë arrestuar tetë persona, duke përfshirë edhe ish-yllin e Wolfsburg-ut. Bild raporton se 48-vjeçari dhe kolegët e tij thuhet se kanë ndihmuar në organizimin e importit të kokainës në Europë nga Amerika e Jugut.

Ish-mbrojtësi i Serbisë u prangos si pjesë e operacionit të Europol. Në bashkëpunim me policinë serbe, ata mundën të kapnin bandën pasi lënda narkotike ishte rrugës për në qytetin belg Arlon nga Roterdami.

Sipas zyrës së prokurorit publik, droga përfundimisht e kishte destinacionin në Londër. Petkovic dhe kolegët e tij supozohet se ishin pjesë e një grupi që bleu pllaka betoni, duke i përgatitur ato me pako kokaine në një hangar të papërdorur. Klubi i tij aktual, OFK Beograd, ende nuk ka dhënë një deklaratë.

Serbia gjithashtu u eliminua në fazën e grupeve në Kupën e Botës, pasi Zvicra arriti ta mundte 3-2 dhe të kualifikohej në 1/8-at ku do të përballet me Portugalinë.

Xherdan Shaqiri kaloi në avantazh zviceranët, por serbët përmbysën përkohësisht gjithçka me Aleksandr Mitroviq dhe Dushan Vlahoviq. Pavarësisht kësaj, Zvicra luftoi dhe barazoi me Breel Embolo.

Goli më i bukur i ndeshjes erdhi kur Remo Freuler realizoi pas një pasimi mbresëlënës. Një gol vendimtar që e bëri skuadrën e tij të kalonte në raundin pasardhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat