Media franceze me fjalë interesante për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin

Futboll

Media franceze me fjalë interesante për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin

Nga: K. Goca Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 12:44
Media franceze për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin

Xherdan Shaqiri, Granti Xhaka, Yann Sommer, Manuel Akanji Breel Embolo: Pesë lojtarët kryesorë të Zvicrës kundër Portugalisë. 

“Yann Sommer: portier, 33 vjeç, 79 ndeshje, i qetë, gjithmonë i vendosur mirë. 

Manuel Akanji: qendërmbrojtës, 27 vjeç, 46 ndeshje, shefi natyral i mbrojtjes, Granit Xhaka: mesfushor, 30 vjeç, 110 ndeshje, lideri i Zvicrës.

Kapiteni i Kombëtares, mesfushori i Arsenalit është vërtet udhërrëfyesi i kësaj përzgjedhjeje, ku ka sjell një mentalitet të ri. Xhaka nuk i trembet asgjëje (vetëm shikoni përleshjen e tij me serbët të premten e kaluar), qëllimi i tij është titulli i botës dhe këtë nuk heziton ta thotë. 

Xherdan Shaqiri: mesfushor - sulmues, 31, 111 ndeshje, Shaqiri është golashënuesi i gjashtë më i mirë i kombëtares, me 27 gola. 

Shaqiri u bë lojtar i tretë, së bashku me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, që shënuan në tre Botërorët e fundit.
Breel Embolo: sulmues, 25, 62 ndeshje, tani sulmuesi numër 1 i kombëtares
”, shkruan mes të tjera “newsinfrance”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat