De Jong: Gjyqtari ndihmoi Argjentinën shkaku i Messit

Futboll

De Jong: Gjyqtari ndihmoi Argjentinën shkaku i Messit

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 15:55
De Jong: Gjyqtari ndihmoi Argjentinën shkaku i Messit

Polemikat në lidhje me çerekfinalen Holandë-Argjentinë nuk kanë fund. Të dy palët kanë lëshuar akuza ndaj arbitrit Antonio Mateu Lahoz.

Spanjolli nxori nga xhepi 17 herë kartonin e verdhë, holandezët e akuzojnë për penalltinë e akorduar kundër tyre, ndërkohë që latinët nuk ishin dakord me 10 minutat shtesë, prej të cilave erdhi edhe gol i barazimit.

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie De Jong ka akuzuar arbitrin, duke komentuar edhe Leo Messin, ish-shokun e tij në “Camp Nou”.

“Sapo përfunduan 90 minutat e kohës së rregullt fola iu drejtova menjëherë arbitrit në lidhje me episodet e ndodhura”.

“Që prej atij momenti ai vërshëlleu vetëm për Argjentinën. U tregua realisht skandaloz”.

“Unë mendoj se ai e humbi fare në minutat shtesë, madhështia e Leo Messit mund të ketë ndikuar në këtë aspekt”, deklaroi 25-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat