“Ti je kapiteni dhe lideri ynë”, Granit Xhaka futbollisti i vitit në Zvicër

Futboll

“Ti je kapiteni dhe lideri ynë”, Granit Xhaka futbollisti i vitit në Zvicër

Nga: N. Sh. Më: 23 janar 2023 Në ora: 21:50
Granit Xhaka

Mesfushori nga Kosova, ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë në Zvicër për vitin 2022.

Mbrëmjen e së hënës, në Casino Bern u nderuan futbollistët më të mirë zviceranë të vitit 2022.

Xhaka në “Natën e Futbollit të Zvicrës”, një ngjarje e organizuar nga Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) dhe Liga Zviceriane e Futbollit (SFL) në Casino Bern, fitoi çmimin kryesor “Lojtari më i mirë i Kombëtares së Zvicrës”.

Gazeta zvicerane 20min.ch, shkruan se, nga Londra në Bernë për trofeun ka udhëtuar edhe Granit Xhaka.

Në skenë ai thotë: “Faleminderit për gjithçka. Faleminderit trajnerit, familjes sime dhe të gjithë njerëzve që besuan tek unë. Por edhe për njerëzit që nuk besuan në mua. Më keni shtyrë gjithmonë”, ka komentuar kapiteni i Kombëtares zvicerane.

Kapiteni i Nati dhe ylli i Arsenalit mbizotëroi në kategorinë e tij ndaj dy shokëve të tij të skuadrës Yann Sommer (Bayern) dhe Manuel Akanji (Manchester City).

Ndërsa, Xhakën e uroi edhe Manuel Akanji: “Ti je kapiteni ynë dhe lideri ynë në kombëtare! Urime, vëlla”.

Gjithashtu edhe Yann Sommer tha: “Urime, Granit. Ju me të vërtetë e meritoni këtë çmim. Është shumë kënaqësi për mua të jem në fushë me ju për kombëtaren. Ne kemi luajtur së bashku për një kohë të gjatë dhe ju jeni një frymëzim i madh për mua, brenda dhe jashtë fushës”.

Image
Lojtarët më të mirë të Zvicrës

Më poshtë ua sjellim gjithë fituesit:

Lojtari kombëtar mashkull 2022: Granit Xhaka (Arsenal)

Lojtarja kombëtare femër 2022: Ramona Bachmann (PSG)

Lojtari i Superligës 2022: Fabian Rieder (YB)

Lojtari i Challenge League 2022: Brighton Labeau (Lausanne-Sport)

Lojtarja e Superligës së Femrave 2022: Fabienne Humm (FCZ)

Youngster 2022: Fabian Rieder (YB)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat